Vllaznia ne basketboll per meshkuj eshte rikthyer tek fitorja ne kampionat. Mbremjen e sotme ajo ka fituar ne kryeqytet ndaj ekipit te Tiranes me rezultatin 88-85. Nje dypikesh ky me shume vlere per kuqeblute e drejtuar nga trajneri Eni Llazani.

Ndeshja e luajtur ne sallen sportive “Fahrije Hoti” te kryeqytetit eshte shoqeruar me rivalitet te madh ku ne perioden e pare eshte Tirana qe luan me mire dhe ajo e mbyll kete 10 minutesh me avantazhin 22-17. Vllaznia reagon disi ne perioden e dyte te cilen e fiton 24-21 dhe ne kete menyre dy ekipet shkojne ne pushim me nje avantazh prej 2 pikesh ne favor te vendasve.

Nga ana tjeter shkodranet fillojne te reagojne ne perioden e trete te cilen po ashtu e mbyllin ne avantazhin e tyre ne shifrat 25-21 duke kaluar ne avantazh me dy pike me shume 10 minuta para fundit te takimit. E katerta ka edhe me shume rivalitet pavaresisht se disa lojtare te Tiranes dalin jashte per plotesim te numrit pese te personaleve dhe Vllaznia e shfytezon kete fakt duke e ruajtur avantazhin dhe ne fund ka fituar me rezultatin e pergjithshem 88-85.

Ne kete perballje ka spikatur serish Wilkins me 30 pike te shenuara, ndersa te tjeret mbajne firmen e Wright (16), Arnold (13), Walton (12), Memçaj (10), Shestani (5) e Rakaj (2). Me kete fitore, Vllaznia vijon te ruaje vendin e katert ne renditje duke qene ne kete menyre brenda objektivit te saj per te siguruar nje vend ne play-off megjithate ka ende edhe shume rruge per te bere deri ne fund./www.shkodrasport.com/