Visar Lleshi u zyrtarizua pak ditë më parë tek Studenti, por duket se largimet nga Vllaznia e volejbollit të meshkujve nuk do kenë fund. Pas tij rradhën për të braktisur Shkodrën e ka patur një nga volejbollistët më të talentuar të këtyre viteve të fundit, pikërisht Mario Lugaj.

Gazeta “Shkodra Sport” mëson se 20 vjeçari është bërë tashmë pjesë e ekipit Drita të Kosovës. Madje kjo e fundit e ka prezantuar në mënyrë të bujshme atë duke e konsideruar si një nga talentet më të mëdha të Shqipërisë.

“8-shi” i ri i skuadres!

Mario Lugaj vishet bardh e kaltër!

Kemi kënaqësinë të njoftojmë nënshkrimin me njërin nga talentet më të mëdhenj në Shqipëri, Mario Lugaj.

Mario, me shumë entuziazëm, e pranoi projektin e Dritës për sezonen e re.

Në sezonen e fundit ishte pjesë e skuadres së Vllaznisë së Shkodres dhe pjesë e Kombëtares Shqiptare, ai do të jetë një forcë shtesë për skuadren në këtë edicion.

Na priftë e mbara, Mario!”- shkruhet në postimin e KV Drita.

Me largimet e Lleshit dhe Lugajt, kontigjenti i lojtarëve te Vllaznia është reduktuar dhe tashmë mbetet për t’u parë se cili do të jetë reagimi i drejtuesve të saj për t’i zëvendësuar.(www.shkodrasport.com)

⚪️