Nga Endri ÇINARI

Pavarësisht gjthë “gjullurdisë” që u shkaktua për stadiumin mes klubit Vllaznia dhe Bashkisë Shkodër, përqendrimi i skuadrës kuqeblu duket totalisht në fushën e lojës. Stërvitjet e nën kampionëve të vendit kanë vijuar me ritmin e zakonshëm, ku përpara ekziston vetëm një objektiv për momentin dhe ai është kalimi i turit të parë të Conference League.

Optimizmi dhe motivimi duket shumë i lartë në rradhët e stafit teknik dhe futbollistëve kuqeblu. Duke parë kundërshtari Daugavplis i turit të parë, një skuadër modeste nga Letonia e cila duket një ekip më se i kalueshëm nga ana e 9 herë kampionëve të vendit tonë. Por, pa nënvlerësuar në asnjë moment kundërshtarin, pasi Vllaznia nuk ka eksperienca pozitive në sezonet e fundit.

Ku është eleminuar nga Valur i Islandës dhe Lindfield i Irlandës së Veriut, ekip që në letër ishin jo favorite në përballjet ndaj kuqebluve. Prandaj shkodranët duket se i kanë nxjerrë mësimet e duhura nga dështimet e së kaluarës dhe kësaj rradhe “masat” do merren siç duhet.

Teksa po ashtu Vllaznia ka mësuar edhe kundërshtarin e mundshëm në rast kalimi të turit të parë, ku do jetë skuadra fituese që do dalë në përballjen Vikingur (Islandë) – Malisheva (Kosovë)./www.shkodrasport.com/