HomeKRYESORELewandowski kërcënon Decon dhe Laportën, ja kushti që ka vënë polaku

Lewandowski kërcënon Decon dhe Laportën, ja kushti që ka vënë polaku

Robert Lewandowski ka kërcënuar se do të largohet nga Barcelona nëse klubi nënshkruan një tjetër sulmues të klasit të lartë në merkaton e verës 2025, sipas El Nacional.

Qëndrimi i Lewandowski vjen pas thashethemeve të presidentit të Barçës, Joan Laporta dhe drejtorit sportiv Deco, që kërkojnë në merkato për një sulmues për sezonin e tyre të ardhshëm.

Burime pranë sulmuesit polak thonë se ai e ka bërë të qartë se vendi i tij në skuadër duhet të mbetet i padiskutueshëm.

Nëse kjo ndryshon, dhe Barcelona nënshkruan me një sulmues tjetër, ai është i gatshëm të paketojë valixhet dhe të lëvizë diku tjetër.

Ka pasur zëra se Alexander Isak i Newcastle ose Victor Osimhen i Napolit mund të transferohen te Barça verën e ardhshme në formë huazimi.

Lewandowski nuk dëshiron të konkurrojë me një sulmues tjetër në fazën e fundit të karrierës së tij.

36-vjeçari ka shënuar 23 gola në 24 ndeshje që ka bërë për Barcelona-n në të gjitha ndeshjet e luajtura këtë sezon dhe gjithashtu ka dhënë dy asiste./telesport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments