Anglia ka rimarrë veten pas humbjes përballë Greqisë, duke triumfuar me shifrat 3-1 në transfertë përballë Finlandës. Nuk ka qenë një fitore e thjeshtë për britanikët, të cilët përtej rezultatit, kanë vuajtur shumë përballë vendasve.

Grilish shënoi i pari por më pas vendasit krijuan shumë raste të rrezikshme dhe vetëm pasaktësia para porte shmangu përmbysjen. Goditja e dënimit e Aleksander-Arnold e më pas Rajs, çuan sfidën në shinat e duhura në momentin më kritik, ndërsa më pas vendasit shënuan vetëm golin e flamurit.

Maqedonia e Veriut ndërkohë ka bërë një hap bindës drejt ngjitjes në Ligën B, pasi ka mundur me shifrat 2-0 në transfertë Armeninë. Miovski i dha avantazhin ballkanasve, falë asistit të Alimit, i cili më pas shkroi vetë emrin në listën e shënuesve në këtë sfidë, duke vulosur fitoren 2-0 të ekipit të tij.

REZULTATET

LIGA B, Grupi B2
FINLANDË-ANGLI 1-3
87′ Hoskonen / 18′ Grilish, 74′ Aleksander-Arnold, 84′ Rajs

LIGA C, Grupi C4
ARMENI-MAQEDONI E VERIUT 0-2
72′ Miovski, 85′ Alimi

LIGA D, GRUPI 1
LIHTENSHTEJN-GJIBRALTAR 0-0

GRUPI 2
MALTË-MOLDAVI 1-0
87′ (p) Teuma