HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELIVE VLLAZNIA-BYLIS/ Mbyllet pjesa e parë pa gola

LIVE VLLAZNIA-BYLIS/ Mbyllet pjesa e parë pa gola

Ndeshja e sotme mes Vllaznisë dhe Bylisit merr një rëndësi të veçantë pasi mund të japë sinjalin e parë të shkëputjes në kreun e renditjes.

Shkodranët mund të krijojnë distancë ndaj njekësve në rast fitoreje ndaj Bylisit dhe ky do të jetë një motivim më shumë për kuqeblutë.

Në radhët e tyre është kthyer pas dëmtimit Kahrimanoviç, i cili e nis ndeshjen nga stoli, duke qenë një alternativë më shumë tani që nga ekipi është larguar Alivoda.

Ndërsa pikët do të jenë jetësore për Bylisin që të mos zhytet më shumë në zonë e ftohtë të klasifikimit, ndaj do të kërkojë të marrë maksimumin në këtë duel përballë Vllaznisë.

LIVE VLLAZNIA-BYLIS 0-0

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments