Sot per boksin shkodran ka qene feste sepse Vllaznia eshte shpallur kampione e Shqiperise per te 26-ten here dhe po ashtu Nelson Hysa eshte shpallur kampion per here te 17-te dhe ka mbyllur rrugetimin e tij ne boksin olimpik. Por pavaresisht ketyre ngjarjeve, ne ceremonine e zhvilluar ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” nuk ka qene asnje prej drejtuesve te Bashkise se qytetit, madje kane munguar edhe perfaqesuesit e zyres se sportit.
Kjo gje e ka indinjuar pa mase trajnerin Zef Gjoni i cili pas perfundimit te kampionatit, ne vend qe te shprehej i kenaqur per kete sukses te rradhes te ekipit qe drejton, ka “shperthyer” kunder Bashkise se Shkodres dhe drejtuesve te saj.
“Ne rradhe te pare faleminderit ju gazetareve qe na qendroni gjithnje prane. Shkodra sot ka pase dy ngjarje historike sepse Vllaznia u shpall per here te 26-te kampione e Shqiperise. Po ashtu Nelson Hysa u shpall per here te 17-te kampion si dhe ka dorezuar dorezat ne ringun shkodran per boksin olimpik.
Por nderkohe jam shume i revoltuar per Bashkine, per njerezit e Bashkise qe nuk kane as moral dhe as fytyre qe nuk marrin pjese ne kete aktivitet dhe ne keto ngjarje historike. Çfare jemi ne, serbe a? A nuk jemi pjese e Shkodres? Faleminderit vetem tifozewrise dhe biznesmeneve te Shkodres qe kane ardhe sot.
E perseris, turp, turp, turp te kete Bashkia e Shkodres. Tani kane per t’u perballur me mua me te gjitha forcat qe disponoj dhe do te jem kunder tyre”- eshte shprehur trajneri i boksit te Vllaznise Zef Gjoni./www.shkodrasport.com/