KjO foto është realizuar me trajnerin e mirënjohur shkodran që ia ka falur gjithçka jo vetëm Vllaznisë si futbollist e trajner por edhe futbollit shqiptar duke qenë se në drejtimin jo pak të suksesshëm të Kombëtares kuqezi.

Fotoja përkon me momentin kur Hafizi sapo ishte kthyer nga Franca në fillim të vitit 1993. Vllaznia e ftuar nga Ajacio ku ka kontribuar mjeshtri i mirënjohur i futbollit shqiptar Hysen Zmijani, afroi shumë supriza me largimet e disa futbollistëve që preferuan të mos kthehen më në Shqipëri për të vazhduar tek Vllaznia, por të luanin në Europë.

Trajneri Hafizi edhe pse turneu kishte qenë i shkurtër solli një përvojë që e shfrytëzoi jo vetëm tek Vllaznia, por edhe tek ekipi kombetar.

Sëbashku me kolegun Gasper Marku sollëm në faqet e shtypit sportiv, në ekranin televiziv dhe në valët e radios mbresat e Hafizit nga ky turne i cili edhe pse përgjysmoi Vllazninë, shpejt dhe me rezultate inkurajuese afruan të rinjtë e talentuar shkodranë që më parë i afroi me guxim kolegu i Hafizit, i paharruari shoku ynë, i ndjeri Esat Rakiqi.
Namik MEHMETI