Vllaznia U17 merr nje tjeter fitore ne kampionat dhe vazhdon te kryesoje renditjen e kampionatit. Paraditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj ekipit te Laçit. Por pavaresisht fitores, duhet thene se suksesi i kuqebluve nuk ka qene i lehte per t’u arritur.

Laçianet jane mbrojtur shume mire dhe si rrjedhoje shkodranet e kane patur te veshtire te depertojne ne zonen e tyre dhe te shenojne. Ne fakt ne 2-3 momente mundesite kane ardhur por Likaj e Hajdari nuk kane qene te sakte ne konkretizim.

Por dy minuta para fundit te pjeses se pare, pas nje aksioni shume te bukur nga e majta, topi ka shkuar ne zone, aty ku sulmuesi Xhensil Kapllanaj eshte treguar i sakte duke e derguar topin ne rrjete. Ky 45 minutesh do te mbyllej vetem me kete gol.

Ne te dyten gjithçka ka folur per Vllaznia U17 qe pas disa rasteve, do te shenonin edhe golin e dyte. Kete here me autor Arkel Likajn i cili perballe portierit laçian nuk ka gabuar duke gjuajtur tokazi dhe duke e derguar topin ne rrjete.

Perfundimisht 2-0 per Vllaznia U17 qe me kete fitore eshte ngjitur ne kuoten e 24 pikeve dhe mban vendin e pare, ndonese me pike te barabarta me Teuten, por me bilanc me te mire ne raport me te./SHKODRA-SPORT.COM/


VLLAZNIA U17- LAÇI U17 2-0

Shenues: Kapllanaj ’43, Likaj ’78

VLLAZNIA U17: Lekaj, Sylia, Pepnikaj, Gerbeti, Marashi, Çelepija, Toni, Hajdari, Ara, Kapllnaj, Likaj. Trajner Gilman Lika. U aktivizuan edhe Meta, Hotaj, Kraja, Hoxha e Izviku.