Planet e tij kane qene shume te largeta, per te nxjerre te tjere kampione e rekordmene. Per te marre pjese me to ne Kampionate Europiane, Boterore e Olimpiada. Si rrjedhoje ai dhe familja e tij me siguri qe sot do te kishin festuar pervjetorin e lindjes, te 76-tin, por fatkeqesisht nuk do te ndodhe keshtu.

Profesor Vildan Tufi eshte ndare nga jeta gjashte muaj me pare, pikerisht me 18 tetor te vitit 2020, atehere kur kishte ende shume pune per te bere, por nuk ia doli dot sepse nje semundje e rende i mori jeten para kohe “Mjeshtrit te Madh”.

Ai ka lindur në Shkodër pikerisht 76 vjet me pare, më 14 prill 1945 dhe jetën e tij ia ka përkushtuar atletikës. Nga duart e tij kanë dalë shumë kampionë dhe rekordmenë por tre prej tyre në veçanti spikasin, ngaqë janë nderuar edhe me titullin e lartë.

Profesor Tufi ka stërvitur Vera Bregun, një sportiste e cila ka vendosur rekorde që ende nuk janë thyer në garën e kërcimit së gjati me 6.53 metra dhe në trehapësh me 13.51 metra. Pjesmarrëse në Lojërat Olimpike në Lojërat Olimpike në vitin 1996 në Atlanta të SHBA-së. Po ashtu, dy herë kampione Ballkani dhe fituese e shumë e shumë medaljeve në gara ndërkombëtare.

Pas saj ka stërvitur edhe Arbana Xhani, 20 vite kampione absolute në garat e shpejtësisë, 100 dhe 200 metra si dhe stafetë. Edhe ajo fituese e disa medaljeve në arenën ndërkombëtare.

Ndërkohë që kampioni i madh i tretë është Izmir Smajlaj me të cilin arriti madje të shpallej edhe Kampion Europe. Ne plan kishte qe me sportisten Erisa Rrasa te arrinte te tjera suksese dhe te shkonte serish ne Olimpiade, por kete here planet mbeten pergjysem.

Megjithate, per historine e ketij sporti, por edhe te mesuesise (ka qene nje pedagog i shkelqyer) ai do te mbetet gjithnje pjese e rendesishme e tyre. Njekohesisht edhe nje busull orientimi per te tjeret. Nuk na mbetet gje tjeter veçse te themi: NA MUNGON PROFESOR VILI!
Gjergj KOLA