’25 Tjeter rast i paster per Dinamon por eshte Diagne shume i vemendshem qe largon topin jashte vijes fundore.

12’ Mundësi e artë për shënim për Dinamon. Ibraimi jep një pasim të shkëlqyer për Demirin i cili është i vetëm para Zogoviç, Por mesfushori lëshon një gjuajtje shumë të fortë e cila fluturon mbi traversë.

10’ Kuqeblutë nisin një kundërsulm të shpejtë me Aralica i cili arrin deri në kufijtë e zonës kundërshtare, por ndalet aty nga Sofranac me një ndërhyrje vendimtare.

8’ Vllaznia provon të bëjë lojën me pasime të shumta, duke kërkuar sidomos harkimet nga krahët, por për prapavija e bluve nuk lejon hapësira.

3’ Aksion i shpejtë i Bardhit në krahun e djathtë, gjuajtja e tij diagonale është e gabuar dhe sfera përfundon jashtë.

1’ Nis takimi në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE

Dinamo: Simoni, Maliqi, Sofranac, Imami, Isaevski, Siljanovski, Sidibe, Demiri, Bardhi, Ibraimi, Mihana
Trajner: Bledi Shkëmbi

Vllaznia: Zogoviç; Gurishta, Dianje, Adili, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Latifi, Da Silva, Hoxhaj, Aralica