Fabjan Përndreca është larguar nga Dinamo.
Ai luajti në 2 ndeshjet e Superiores dhe sa i përket Ligës së Konferencës mori minuta në 7 ndeshje ku shënoi edhe gol.
Nën drejtimin e Ilir Dajës ishte titullar i padiskutueshëm, por tani Dinamo humbet këtë alternativë në krahun e majtë të mbrojtjes
19-vjeçari u shpall talenti i vitit të kaluar. Ai është kthyer te Bylisi që po mendon opsionet për të ardhmen, duke qenë se pritet largimi.


