Egnatia ka arritur akordin me një sulmues që ka luajtur më parë në kampionatin spanjoll. Shtypi i shkruar bën me dije se paga sezonale që do përfitojë, do të jetë rreth 250 mijë euro.

Kjo shifër përkthehet në 20 mijë euro në muaj, që konsiderohet shifër e lartë me çfarë jemi mësuar të dëgjojmë.

Dhe pse emri nuk bëhet i ditur, paga tregon se kemi të bëjmë me sulmues që bën diferencën.

Rrogozhinasit konfirmojnë kështu se po punojnë me seriozitet për Europën. Egnatia si kampione e Shqipërisë luan në turin e parë të Champions League.