Ditën e sotme në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, u hodh shorti për kalendarin e kampionatit “Abissnet Superiore” për sezonin futbollistik 2026/2027. Në ceremoninë e organizuar nga Federata e Futbollit morën pjesë përfaqësuesit e klubeve të “Abissnet Superiore”, si edhe përfaqësues të medias.
Menjëherë pas hedhjes së shortit dhe zbardhjes së kalendarit të plotë të ndeshjeve, ka reaguar ne rrjetet sociale edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Ky i fundit shpreson që sezoni i ri të ketë spektakël dhe emocione, ndërsa u uron suksese skuadrave pjesëmarrëse.
POSTIMI:
Nga “Shtëpia e Futbollit” drejt një sezoni të ri dhe një formati që premton shumë. Me hedhjen e shortit, nis zyrtarisht rrugëtimi i Abissnet Superiore 2026/2027. Uroj që ky sezon të sjellë emocione, spektakël dhe fair play. Suksese të gjitha skuadrave!


