FAQJA E PARE KRYESOREEdhe Vllaznia U19 e pëson në fund, mundet 2-4 nga Partizani

Edhe Vllaznia U19 e pëson në fund, mundet 2-4 nga Partizani

Shkruar nga Fatos LAMAJ

Jo vetëm Vllaznia e të rriturve, por edhe Vllaznia U19 e ka pësuar në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Partizanit duke e nisur me humbje kampionatin e ri. Të kuqtë morën një fitore me përmbysje 4-2 ndaj shkodranëve në një ndeshje që dhuroi emocione deri në minutat e fundit, në ndeshjen e luajtur paraditen e sotme në “Shtëpia e Futbollit” në kryeqytet.

Të kuqtë e Partizanit kaluan të parët në avantazh me Rrengën në minutën e 17-të por Vllaznia reagoi para pushimit. Arkan Nikaj barazoi në minutën e 41-të nga pika e penalltisë dhe në 45+3’ realizoi golin e dytë personal pas një asisti të Sokol Uldedajt duke i çuar shkodranët në avantazhin 2-1 pas pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë Partizani shtoi presionin dhe arriti të përmbyste gjithçka në fund. Hyka barazoi në minutën e 84-të, Arapi shënoi për 3-2 në minutën e 88-të ndërsa Qamili në minutën e 93-të vulosi rezultatin përfundimtar 4-2.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments