Nuk do të jetë një fundviti i qetë për trajnerët e Milan dhe Inter.

Gennaro Gattuso rrezikon gjithçka, Luciano Spalletti është i vetëm kundër të gjithëve. Dy teknikët nuk rrezikojnë vendin në të ardhmen e afërt, por janë në dyshim për sezonin e ardhshëm.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, mund të kemi një derbi mes dy ekipeve në merkato për të siguruar shërbimet e Antonio Conte, ish-trajneri i Italisë dhe Chelsea-t.

Alternativat për Milan janë Donadoni dhe Wenger, ndërsa Inter mendon për Jose Mourinho dhe Diego Simeone.