Ne barazim 0-0 eshte mbyllur pjesa e pare e ndeshjes ne mes Vllaznise dhe Beselidhjes qe po luhet ne keto momente ne stadiumin “Loro Boriçi”, pavaresisht rasteve qe kane patur te dy ekipet ne keto 45 minuta.

Fillimi i ndeshjes gjen përpara Besëlidhjen e cila duket se kishte ardhur me pretendime ambicioze për këtë ndeshje. Madje në minutën e 3-të është Hoxha që rrezikon seriozisht portën e Sherrit. Vllaznia reagon menjëherë dhe krijon dy-tre raste të rrezikshme.

Madje me kalimin e minutave, e gjithë loja spostohet në hyrje të zonës lezhjane sepse miqtë vetëm mbrohen dhe kërkojnë të dalin me ndonjë kundërsulm. Vendasit rrisin presionin dhe në 2-3 momente janë shumë pranë golit, por Lika e Malota nxitohen në momentet e fundit.

Ne minuten e 36-te ka nje aksion te bukur per lezhjanet dhe Hoxha del i vetem perballe Sherrit por gjuajtja e tij pritet nga portieri i Vllaznise.

Edhe ne minutat e mbetura deri ne fundin e pjeses se pare nuk do te dhurojne asgje dhe perfundimisht 0-0 ne fund te pjeses se pare ne mes ketyre dy skuadrave.

Formacionet:
Vllaznia: Sherri, Zeqaj, Malota, Ignat, Gurishta, Gocaj, Krymi, Tafili, Lika, Hajdari, Junior. Tr: H.Lika
Besëlidhja: Bajri, Rustemaj, Dibra, Miloti, I. Camara, Kryemadhi, T.Camara, Hepaj, Soumah, Fetaj, Hoxha. Tr: V. Gjonaj
Arbitër: Klodian Shahini (Durrës)
© shkodrasport.com