Golat e dy shkodraneve Shtubina dhe Fangaj i kane dhene fitoren 2-0 Laçit ne pjesen e pare ne ndeshjen qe po luan ne fushen e vet ndaj Tiranes.

Nje loje e kontrolluar ne te gjitha drejtimet nga vendasit te cilet kane arritur edhe te konkretizojne atehere kur duhet duke patur protagoniste pikerisht dy futbollistet shkodrane.

Ne minuten e 14-te Xhixha arrin të krosojë në shtyllën e dytë aty ku i pambuluar është Shtubina dhe me qetësi godet me kokë, duke shënuar golin e avantazhit.

Ne minuten e 25-te Fangaj merr topin pranë mesit të fushës he niset në drejtim të zonës ku pranë tij ka 5 lojtarë të Tiranës, por arrin të dalë i vetëm dhe shënon golin e dytë.

Laçi-Tirana 2-0
Shënues: 14’Shtubina, 25’Fangaj

Formacionet:

Laçi: Selmani, Fangaj, Mersinaj, Gjoni, Sefgjini, Eller, Jonuzi, Lushkja, Berisha, Xhixha, Shtubina.
Trajner: Besnik Prenga.

Tirana: Abibi, Doka, Hoxhallari, Turtulli, Imami, Daja, Maveje, Karabeci, Blazhevski, Hasani, Greca.
Trajner: Ardian Mema.