Vllaznia U17 vijon me serine e fitoreve ne kampionat duke e permiresuar ndjeshem lojen dhe rezultatet e saj e per kete arsye, ajo tashme ka shanse per te qene ne zonen play-off.

Paraditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin e thelle 5-1 ndaj ekipit te Laçit duke treguar nje dominim absolut ne fushen e lojes ndaj ketij kundershtari.

Tre prej golave mbajne firmen e sulmuesit Kevin Dodaj, nderkohe qe kane shenuar edhe kapiteni Arval Maliqi si dhe mesfushori tjeter Ensar Tafili. Nderkohe golin e vetem per kurbinasit e ka shenuar Gjini ne minutat e fundit te ndeshjes.

Me kete fitore, Vllaznia U17 eshte ngjitur ne kuoten e 19 pikeve dhe per momentin mban vendin e gjashte ne renditje, por duke qene tashme shume prane Tiranes se vendit te katert, vend ky qe te çon ne play-off.

Trajneri Bizi pas ndeshjes eshte shprehur i kenaqur me lojen e ekipit ne kete ndeshje dhe po ashtu eshte shprehur entuziast se nese vazhdon te luaje ne kete menyre, kapja e zones play-off eshte mese e mundshme./SHKODRA-SPORT.COM.