Tifozët e Vllaznisë priten të shumtë sot në sfidën ndaj Partizanit. Takimi nis në orën 18:30 dhe vlen për javën e tretë të Abissnet Superiore.
Vllaznia ka postuar një thirrje përmes rrjeteve sociale ku fton tifozët kuqeblu.
“Loro Boriçi” sot duhet të flasë kuqeblu! Përballë kemi Partizanin, një nga emrat më të mëdhenj të futbollit shqiptar. Një ndeshje e madhe kërkon një stadium të madh, një atmosferë të madhe dhe mbi të gjitha të gjithë ne bashkë, si një trup i vetëm!
Le t’i tregojmë edhe një herë forcën e Shkodrës, dashurinë për Vllazninë dhe qytetarinë që na karakterizon. Të mbështesim ekipin nga minuta e parë deri në të fundit, me zë, me zemër dhe me respekt. Nuk luajnë vetëm 11 futbollistë. Luajmë të gjithë!”


