Ne vite me fanellen e Vllaznise kane luajtur me qindra futbolliste te cilet kush me shume dhe kush me pak kane dhene kontributin e tyre ne arritjen e disa sukseseve te kesaj skuadre.

Sot, nisur edhe nga kjo foto qe po shoqeron shkrimin ne fjale, do te ndalemi tek dy prej vellezerve Basha, me i madhi Xhevdeti dhe i dyti, Zyhdia. Perpos tyre, me Vllaznine kane luajtur edhe pjestare te tjere te kesaj familje, por ne po ndalemi tek dy prej tyre qe jane ne foto, e cila i perket vitit 1978 dhe dy vellezerit kane dale sebashku para nje ndeshje veteranesh.

Xhoda (Xhevdeti) ka kaluar tek ekipi i pare i Vllaznise ne vitin 1958 dhe ka luajtur me te deri ne vitin 1965 kur pas nje demtimi te rende, u detyrua t’i jepte lamtumiren futbollit te luajtur. Por njekohesisht ia “dorezoi” fanellen te vellait, Zyhdise.

Ky i fundit ka luajtur në vitet 1966-1976 si mbrojtës i djathtë me Vllazninë. Gjatë kësaj periudhe ka fituar dy tituj kampion në vitet 1972 dhe 1974 si dhe Kupën e Republikës në vitin 1972.

Si Xhoda ashtu edhe Zyhdia sot jane nje vlere e shtuar e Klubit Vllaznia dhe padyshim qe ata meritojne nderim per kontributin e tyre te dhene ne vite per fanellen e saj.
Gjergj KOLA