Vllaznia dhe Egnatia do të përballen në orën 17:00. Sfida është e vlefshme për javën e 22-të të Superiores.

Nëse njëra prej dy skuadrave ia del të fitojë, atëherë merr dhe vendin e parë. Tashmë janë publikuar dhe formacionet zyrtare.

LIVE VLLAZNIA-EGNATIA 0-1
18′ (p) Lushkja

NGJARJET KRYESORE

18’ GOOOL EGNATIA! Shënon Lushkja me penallti. (VIDEO)

15’ Pas një rivënie anësore, sfera përfundon te Kahrimanoviç në zonë, ku ai me të djathtën lëshon një predhë drejt portës, por Dajsinani devijon sferën mbi traversë. (VIDEO)

12’ Kahrimanovicc harkon një goditje dënimi në zonë, Dajsinani del dhe mbërthen sferën.

8’ Situata zhvendosen nga një gjysmëfushë në tjetrën, por është Egnatia që ka kontrollin e lojës në këto minuta.

5’ Ujka gjuan nga jashtë zonës, Jukaj grushton e largon rrezikun. (VIDEO)

3’ Protesta të rrogozhinasve për një ndërhyrje të Deliut ndaj Kasës, por gjyqtari jep vetëm fundore. (VIDEO)

2’ Pas një goditje nga këndi të Egnatias, Ndreca dhe Sala devijojnë sferën e cila shkon drejt portës por ndalet nga shtylla. (VIDEO)

1’ Nis dueli në “Loro Boriçi”.