Vllaznia dhe Egnatia përballen sot në “Arena Kombëtare” për të diskutuar mes tyre titullin kampion në Superiore në këtë edicion.
Një ndeshje e cila dhuron një trofe dhe prestigjin që të jep ai, por njëkohësisht edhe rreth 1 milion euro që sigurohen nga bonuset e UEFA-s për pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve, si dhe shifra e garantuar nga FSHF për kampionen.
Në këtë sfidë, trajneri Brdariç ka vendosur të kthejë Dodajn në formacionin titullar të skuadrës së tij. Ndërkohë, te Egnatia është Bakajoko që shfaqet përsëri titullar dhe jo Guindo, i kthyer në stolin e rezervave.
LIVE VLLAZNIA-EGNATIA 0-0