Të gjithë janë të çmendur pas Bradley Barcola. Sulmuesi i ri i Paris Saint-Germain ishte ylli i vërtetë i sezonit për skuadrën e Luis Enrique, e cila fitoi jo vetëm kampionatin dhe Kupën e Francës, por edhe Champions League.

Sulmuesi i ri francez ka lënë gjurmë në këtë sezon. Luis Enrique e ka aktivizuar 58 herë gjatë sezonit në gara të ndryshme. Praktikisht gjithmonë dhe djali e ka shpërblyer duke shënuar 21 gola dhe duke dhënë 19 asistime për shokët e tij.

Këto shifra, të rëndësishme kanë tërhequr vëmendjen e shumë top klubeve të skenës evropiane. Në Premier League, ekipi i Liverpool ka menduar për të, duke dashur të ndërtojë një skuadër që mund të konkurrojë jo vetëm në Angli por edhe në Champions League.

Në Bundesligë, nga ana tjetër, është Bayern Munich ai që mund të bëjë hapa përpara për të blerë lojtarin. Por për asnjë klub nuk ka për të qenë e lehtë, pasi PSG nuk dorëzohet.

Sipas “Footmercato.net”, skuadra pariziene nuk dëshiron të heqë dorë nga Barcola, duke e mbajtur atë në listë dhe duke e bërë të rritet më tej. Për të aspiruar gjithmonë qëllime më të rëndësishme, në Francë dhe në Evropë.