Nga Endri ÇINARI
Vllaznia u-21 mori një fitore spektakolare në debutimin sezonal duke mposhtur Dinamon me shifrat 5-0. Skuadra e drejtuar nga Edmond Doçi bëri një nisje fantastike sezonit, ku realisht ata që zbritën në fushë ditën e djeshme kundër bluve mund të cilësohen si “Vllaznia B”. Pasi pjesë e formacionit ishin lojtarët skuadrës së parë.
Të cilët për shkak të moshës së re kanë mundësi për të luajtur në këtë grup moshë. E gjithashtu mungesat e minutave dhe hapësirave në kampionat bëjnë që ata të aktivizohen në kampionatin u-21. Në mënyrë që të mos humbasin ritmin dhe të kenë ndeshje të vërteta në këmbët e tyre. Provat që dhanë lojtarët e stolit ishin bindëse për Brdariç dhe stafin e tij.
Ku gjermani preferoi ta ndiqte ndeshjen direkt në fushën sportive “Reshit Rusi”. Rrjetën e gjetën gjithë futbollistë që mund të shikohen si një e ardhme, por edhe e tashme e skuadrës kuqeblu.
Me tripletë shkëlqeu veçanërisht Zaganjori, i cili cilësohet si një nga talentet e futbollit në Shkodër e që patjetër po pret shansin e tij real tek skuadra. Për të treguar vlerat e tij edhe në Superiore.
Gjithashtu golat i gjetën edhe Dodaj e Pusi, lojtarë që gjatë dy sezoneve të fundit kanë pasur minutat e tyre në skuadrën e parë. Por patjetër që kërkojnë të jenë protagonistë akoma më shumë në të ardhmen.
Dhe jo vetëm këta emra, por edhe të tjerë tek kuqeblutë presin momentin e tyre. Ku këtë sezon duket se ka një përkrahje më të madhe sa i përket të rinjëve dhe futbollistëve që vijnë nga akademi Vllaznia./www.shkodrasport.com/