Manchester City nisi në mënyrën më të mirë edicionin 2024/2005 të futbollit anglez duke fituar trofeun e parë. Skuadra e Pep Guardiolës mundi në finalen e Community Shield rivalët e përjetshëm të Junajtid, por festa është prishur shpejt.Pak ditë nga nisja e Premier League, “Cityzens” kanë marrë një lajm të keq, që mund të kompromentojë të ardhmen e afërt dhe të largët.
Sipas “Times”, në javët e ardhshme pritet të nisë procesi në dëm të klubit kampion të Anglisë, nën akuzë për shkeljen e “Fair Play” financiar të Premier Leagu në 115 raste.
Hetimet që priteshin të mbylleshin në fund të nëntorit janë afruar në mes të shtatorit dhe për këtë arsye, “gjyqi” kundër Manchester City pritet të nisë më shpejt.
Hetimet nga komisioni i pavarur i kërkuar nga Liga Angleze nisi në vitin 2018, menjëherë pas daljes në dritë të skandalit që në atë kohë u pagëzua me emrin “Football Leaks”.
Dokumentet u publikuan nga e përditshmja gjermane “Der Spiegel”, ndërsa sipas tyre Manchester City kishte shkelur me dy këmbë rregullat financiarë Ligës Angleze të Futbollit.
Rastet më të njohura lidhen me pagesat në drejtim të ish-trajnerit Roberto Mançini në katër sezone nga viti 2009 deri në 2013 dhe pagesat për futbollistë të ndryshëm në sezone 2010-2011 dhe 2015-2016.Po sipas këtij dokumentacioni, pronarët e Siti kishin injektuar drejtpërdrejtë para në arkat e klubit, të cilat duhet vinin nga kontratat e sponsorizimeve.
Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat angleze, verdikti final do të vijë vetëm në fillim të vitit të ardhshëm, ku kampionët e Premier Ligë rrezikojnë gjobë dhe penalizim me pikë.