Rekordet e gazetës online www.shkodrasport.com vazhdojnë. Numri i klikimeve ka shkuar mëngjesin e sotëm në shifrën 600 mijë. Një REKORD! E kemi arritur në vetëm 14 muaj.Një shifër që tregon se ne nuk ndalemi në punën tonë, nuk ndalemi në misionin tonë. E kemi nisur në këtë mënyrë dhe me të njëjtën dëshirë, me të njëjtin profesionalizëm kemi vazhduar. E rëndësishme është se lexuesit, miqtë tanë, na kanë ndjekur me shumë kërshëri.


Sigurisht nuk ka munguar edhe ndonjë kritikë nga ana e tyre por shkodrasport.com besoj se është bërë jo vetëm dritarja e informacionit për sportin dhe sportistët shkodranë, por edhe një mjet analize dhe diskutime. Në të kanë shkruar emra të njohur të sportit, edhe kombëtar Në këtë faqe ka vend edhe për të kaluarën, pjesën e ndritur të sportit shkodran. Fotot e vjetra, shkrimet në lidhje me figura të ndryshme historike etj, kanë ngjallur jo pak interes. Në shkodrasport.com nuk kanë munguar asnjëherë as fotot profesionale të Gjon Gjekës, i cili i ka dhënë edhe më shumë larmi dhe ngjyra asaj. 600 mijë klikimet e derisotme, janë një tregues se jemi në rrugë të drejtë. Ne premtojmë se do ta vazhdojmë këtë rrugë. Me të njëjtën mënyrë, me të njëtin pasion. Duke shtuar edhe rubrika të reja. Duke shtuar edhe më shumë larminë e informacioneve. Për të mbërritur sa më shpejt tek 1 milionë klikimet, atëherë kur mendojmë të bëjmë një festë të madhe. Bashkëpunëtorët që na kanë qëndruar afër, na kanë dhënë mbështetje. Na kanë udhëzuar të vazhdojmë kështu siç e kemi nisur dhe ne do ta mbajmë fjalën. Për të punuar në të mirë të sportit shkodran. Që ai të jetë aty ku i takon. Gazeta online shkodrasport.com është një pasqyrë e tij dhe do të jetë e tillë edhe në të ardhmen.
Gjergj KOLA