Diogo Jota iu bashkua Liverpulit në vitin 2020 nga Uolves për 44.7 milionë euro.
Që atëherë, ai ka bërë 182 paraqitje për të kuqtë, duke shënuar 65 gola dhe duke dhënë 26 asiste.
Gjatë kësaj kohe, ai ka fituar tre tituj me Liverpulin, një titull të Premier Ligë (2024-25), një titull të Kupës FA (2021-22) dhe një titull të League Cup (2021-22).
Së fundmi Jota fitoi titullin e Ligës së Kombeve me Portugalinë kundër Spanjës. Ky ishte titulli i fundit që ai do të fitonte në karrierë përpara se të ndërronte jetë pas aksidentit fatal me makinë.