Nga Gjergj KOLA
Udinese beson tek mbrojtësi shkodran Alessio Gjergji. Dhe ky besim i drejtuesve të Akademisë së saj është shoqëruar me një tjetër veprim që e tregon më së miri atë. Futbollisti 15 vjeçar ka firmosur një kontratë trevjeçare me këtë klub. Një firmë që vjen pikërisht në përvjetorin e 15-të të lindjes së tij.
Ne pranine edhe te te atit- Valentinit, qe e ndjek kudo dhe ne çdo moment, Alessio ne kete menyre do te jete deri ne moshen 18 vjeçare “i lidhur” me fanellen zi e bardh te Udineses. Ky padyshim qe eshte nje vleresim per kete lojtar, çka tregon se drejtuesit e klubit besojne ne aftësitë e tij.
Kujtojmë që Alessio Gjergji është edhe pjesë e kombëtares U15 të Shqipërisë. Një futbollist me të dhëna të mira dhe që premton për të ardhmen, ndonëse karriera e tij duhet thënë që është vetëm në hapat e parë dhe ai ka shumë rrugë përpara për të bërë.
I datelindjes 5 korrik 2010 (sot feston 15 vjetorin), ai ka disa vite qe merret me futboll. Alessio eshte gati 1.90 metra i gjate dhe luan ne rolin e qendermbrojtesit.(www.shkodrasport.com)
