HomeKRYESOREMbrojtësi i Liverpool-it: Nuk jam xheloz, por tifozët mendojnë vetëm për Van...

Mbrojtësi i Liverpool-it: Nuk jam xheloz, por tifozët mendojnë vetëm për Van Dijk-un

Mbrojtësi i Liverpoolit, Ibrahima Konaté, në një intervistë për ‘Sky Sport UK’, foli për eksperiencën e tij duke luajtur përkrah Virgil Van Dijk:

“Nuk ka të bëjë vetëm me Virgilin, por edhe me Joe Gomez, Joel Matip dhe të gjithë këta lojtarë. Mendoj se kam mësuar shumë nga secili prej tyre, por po, e dimë të gjithë sa i veçantë dhe i talentuar është Virgil, çfarë ka arritur gjatë viteve të fundit.

Sigurisht, kam marrë disa mësime prej tij, më ka dhënë shumë këshilla kur erdha në klub. Madje i kam thënë se një ditë dua të jem më i fortë se ai, dhe pikërisht për këtë arsye punoj shumë.”.

“Është kënaqësi të luaj me Virgilin sepse është një lojtar i shkëlqyer, por ndonjëherë njerëzit që shikojnë ndeshjen mendojnë se luan vetëm ai, dhe kjo nuk është e vërtetë. Luaj edhe unë! Ndoshta unë bëj një ndeshje të shkëlqyer, por të gjithë mendojnë vetëm për Virgilin. Nuk jam xheloz, por ju lutem, shikoni ndeshjen dhe thoni të vërtetën!”

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments