Kim Min-Jae ishte një nga emrat më të lakuar në merkaton e verës me mbrojtësin që shihej si jashtë projektit të trajnerit të Bayern Munich, Vincent Kompany. Madje, u përfol për një rikthim të tijin në Itali këtë herë jo te Napoli, por me destinacion të mundshëm Interin.
Gjithsesi, është vetë koreano-jugori që hedh poshtë thashethemet e merkatos dhe thekson se do të qëndrojë te Bayern Munich edhe në sezonin e ri dhe se nuk kishte menduar kurrë për t’u larguar nga gjigandët bavarezë.
“Nuk kam menduar kurrë që të largohesha nga Bayern Munich këtë verë. Dua të luftoj fort, të punoj shumë dhe të jap maksimumin tim për të ndihmuar skuadrën”, u shpreh Kim Min-Jae.