Ndonese me Drenicen u shpall kampion dhe fitoi te drejten per te luajtur ne Superlige sezonin e ardhshem, mbrojtesi shkodran Antonio Marku ka zgjedhur te jete pjese e nje skuadre tjeter te elites se futbollit kosovar. Keshtu, behet e ditur se ai ka zgjedhur te jete pjese e FC Ferizaj ne sezonin e ri.
Lajmin e ka bere te ditur vete klubi ne fjale permes nje postimi ku flet me relata shume pozitive per perforcimin e tyre me te ri teksa shkruajne ne kete menyre:
“Mirësevjen, Antonio Marku!
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin e fuqishëm Antonio Marku, i cili së fundmi mbrojti ngjyrat e Drenicës.
Me eksperiencë nga KF Teuta, KF Vllaznia e Shkodrës dhe FC Suhareka , Marku vjen për të forcuar prapavijën tonë dhe për të dhënë maksimumin në çdo ndeshje.
Mirësevjen në familjen tonë, Antonio! Le të shkruajmë së bashku histori të reja fitoreje!”
Kujtojme qe Ferizaj e mbyll kampionatin e fundit ne vendin e peste dhe ishte shume prane sigurimit te nje vendi qe do ta çonte ne Kupat e Europes dhe ate qe se arriti atehere me siguri qe do ta tentoje ne sezonin e ri dhe duket se Antonio Marku do te jete nje garanci e madhe ne prapavijen e tyre.(www.shkodrasport.com)