Mbrojtesi 19 vjeçar shkodran do te vazhdoje te jete pjese e klubit te njohur grek Panathinaikos edhe per kater vitet e ardhshme. Ai ne fakt kishte firmosur ne korrikun e vitit te kaluar kontraten e tij te pare profesioniste me kete klub e cila ishte trevjeçare dhe i zgjaste deri ne vitin 2026.

Por duket se drejtuesit e klubit nuk kane nder mend ta lene te largohet dhe si rrjedhoje kane firmosur nje kontrate te re me te, duke e mbajtur ate tek Panathinaikos deri ne veren e vitit 2028.

Fikaj iu bashkua akademisë së ketij klubi në vitin 2018 dhe qe prej asaj periudhe nuk ka ndryshuar me asnjehere ambjent. Sezonin e kaluar ai bëri 18 paraqitje për ekipin e dytë të Panathinaikos dhe gjithashtu bëri debutimin e tij zyrtar për ekipin e parë.

Menjëherë pas nënshkrimit të kontratës së re, Elton Fikai tha:

“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratën time të re me Panathinaikos. Fillimisht dua të falënderoj Klubin për besimin dhe mbështetjen gjatë gjithë këtyre viteve. Do të jap maksimumin në fushë dhe shpresoj të arrij gjëra të rëndësishme në fanellën e Panathinaikos në të ardhmen”.

Kujtojme qe Elton Fikaj ka qene nje nga lojtaret me te rendesishem te kombetares U19 deri me tani, nderkohe qe tashme eshte pjese e asaj U21 duke dhene kontributin e tij per ngjyrat kuq e zi./www.shkodrasport.com/