Nga Maringlen ZHIVANI

Gabriel Rroku është një ndër futbollistët e afruar në rradhët e skuadrës së Burrelit në merkaton e janarit. 20-vjeçari ka shënuar një gol dhe sidomos në ndeshjet e fundit, është vlerësuar nga drejtuesit, por edhe nga sportdashësit matjanë, falë paraqitjes së tij të mirë.

Shkodrani Rroku, më herët ka qenë pjesë e Akademisë Vllaznia, teksa në një intervistë për “Shkodra Sport” tha se për vazhdimësinë e karrierës së tij, 20-vjeçari mendon të jetë sërish pjesë e skuadrës matjane.

“Dëshiroj të jem pjesë e Burrelit edhe në sezonin e ri futbollistik. Kjo, jo vetëm nga ambienti, por edhe nga ambiciet e kësaj skuadre për vazhdimësinë. Kjo gjë ma shton edhe më shumë dëshirën për të qenë pjesë e kësaj skuadre”,-tha në prononcimin e tij mbrojtësi shkodran për “Shkodra Sport”.

Gabriel Rroku, gjatë aktivizimit me Burrelin, ka mundur të shënojë një gol që vulosi edhe fitoren e skuadrës së tij në ndeshjen ndaj Valbonës.(www.shkodrasport.com)