Vllaznia dhe FC Koper e kane mbyllur ne barazim 1-1 pjesen e pare te ndeshjes miqesore qe po zhvillojne me njera- tjetren ne keto momente ne nje nga kampingjet e Sllovenise.

Ka qene braziliani Andrey Yago ai qe ka kaluar i pari ne avantazh shkodranet qe ne minuten e 5-te me nje gjuajtje te forte nga jashte zone duke realizuar nje gol shume te bukur.

Nderkohe sllovenet kane barazuar ne minuten e 19-te pas nje goditje standarte dhe topi i ekzekutuar me koke nga nje lojtar vendas ka perfunduar ne rrjeten e portes kuqeblu.

Vllaznia e ka nisur kete ndeshje me Qarrin, Kouro, Jazxhi, Bajrami, Kruja, Yago, Krymi, Qato, Mala, Dodaj, Balaj.