Eshte mbyllur me rezultatin 1-0 pjesa e pare e pare e ndeshjes finale te grupit 2 te “UEFA Womens Champions League” ne mes kampiones austriake St.Polten dhe kampiones tone Vllaznia. Nje ndeshje kjo qe po luhet ne Kutaisi te Gjeorgjise.

Duhet thene se ka qene nje 45 minutesh pergjithesisht i mire per vajzat kuqeblu te cilat duke ditur nivelin e kundershtarit jane munduar ta mbajne ate sa me larg portes por vetem nje gabim ne minuten e 18-te i ka kushtuar pesimin e golit te vetem te kesaj pjese loje.

Dubcova nuk eshte markuar si duhet ne hyrje te zones dhe gjuajtja e saj nuk eshte neutralizuar as nga portieria e Vllaznise dhe topi ka perfunduar ne rrjete. Austriaket kane patur me teper epersi ne loje, por edhe kampionet shqiptare kane tentuar herepashere me Megi Doçin te ngacmojne kryesisht nga goditjet standarte.

Vllaznia e ka nisur lojen me Hysken ne porten, Ramadani, Bajraktarin, Mustard dhe Currajn ne mbrojtje, nderkohe qe ne mesfushe kane qene te vendosura Franja, Ahamadi dhe Pressley. Treshja e sulmit sakaq ka qene e formuar nga Doçi, Jones dhe Borci.

Ne 45 minutat e dyta sigurisht qe shkodranet do te bejne nje loje te kujdesshme per te tentuar edhe barazimin fillimisht, megjithate e rendesishme per ta eshte qe te mbrohen mire dhe te shohim pastaj edhe kundersulmin duke ditur nivelin e larte te kundershtarit./www.shkodrasport.com/