Bylisi ka arritur të përforcojë repartin e mbrojtjes. Klubi para pak minutash ka prezantuar një 24-vjeçar.Bëhet fjalë për Gabriel Recife. Palët kanë firmnosur mes tyre një kontratë 3-vjeçare dhe në këtë mënyrë futbollisti 24-vjeçar shton alternativat në repartin e prapavijës për Egbon.
Recife vjen nga Brazili dhe klubi i uron mirë se ardhjen.
“Zyrtare!
Braziliani Gabriel Recife te Bylisi për 3-sezone.
FK Bylis zyrtarizon marrëveshjen dhe prezanton mbrojtësin e qendrës, brazilianin Gabriel Recife. Ky i fundit do të mbajë veshur fanelën bardhekuqe për 3-vitet e ardhshme.
Mbrojtësi Recife ka qenë i federuar dhe ditët e fundit është bashkuar me skuadrën, duke u bërë pjesë e klubit tonë.
Klubi i uron mirëseardhjen në gjirin e familjes sonë të madhe 24-vjeçarit Gabriel Recife dhe një prezantim sa më dinjitoz në Superiore këtë sezon”, ka shkruar klubi.