E mbylli kontraten me Vllaznine, por Mehdi Çoba nuk do te qendroje gjate pa skuader mesa duket. Ndonese ditet e fundit u perfol per mundesine e firmosjes ne Armeni, ne fakt ekipi i tij i ri duket se nuk do te jete shume larg nga Shkodra.
Burime te ndryshme bejne te ditur se sulmuesi 25 vjeçar pritet te firmose ne Superligen e Kosoves dhe destinacioni i tij i ardhshem mund te jete ekipi i Gjilanit, i cili mbylli në vendin e katërt në sezonin 2024-25 kampionatin e zhvilluar në elitën e Kosovës.
Me shume te ngjare ai do te firmose nje kontrate dyvjeçare dhe mesohet se palet jane shume prane akordit, madje tashme pritet vetem firma ne kontrate dhe prezantimi i tij.
Mehdi Çoba eshte nje futbollist i rritur tek Akademia AAS ne Shkoder, me pas luajti nje sezon ne Azerbajxhan me ekipin e Sabah, per te mberritur te Vllaznia ne veren e vitit 2000, skuader me te cilen luajti per plot 5 sezone me rradhe. Tashme do te nise nje eksperience te re ku padyshim qe premton te beje me te miren.(www.shkodrasport.com)