Sfida e djeshme ndaj Hajduk Splitit ishte e fundit për Baton Zabërgjën me fanellën e Dinamos. Sulmuesi i talentuar shqiptar e mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar dhe gol.

Nuk ka vonuar dhe Dinamo ka zyrtarizuar largimin përfundimtar të sulmuesit 24-vjeçar nga kryeqyteti, duke falenderuar atë.

Njoftimi zyrtar i Dinamos:

Faleminderit Baton Zabërgja!

Ndeshja kundër Hajdukut në “Air Albania” ishte e fundit për Baton Zabërgjën me fanellën e Dinamo City, para transferimit në Ukrainë. Dhe “Zabi” luajti siç di vetë, duke vënë “firmën” e tij në suksesin e madh të Dinamos.

Klubi blu dhe veçanërisht presidenti Adrian Bardhi e falënderojnë lojtarin për përkushtimin e jashtëzakonshëm profesional. Shembulli më i mirë i futbollistit që sakrifikon gjithçka për fanellën dhe shokët e ekipit. I dha shumë Dinamos dhe mori po aq shumë prej saj.

Suksese me skuadrën e re në Ukrainë! Do të mbetesh gjithmonë një dinamovit, dera për ty do të jetë gjithmonë e hapur.

Faleminderit Baton Zabërgja!

Faleminderit kampion!