Egnatia është përforcuar me tjetër element në këtë merkato vere. Me kampionët e Shqipërisë është bashkuar edhe Flamur Ruçi, siç Bylis zbulon.
Ruçi kishte edhe dy vite të mbetura kontratë, për këtë ballshiotët kanë fituar të ardhura. Egnatia ndërkohë e ka përforcimin e parë nga Superiorja në këtë merkato.Edlir Tetova po punon me skuadrën para ndeshjeve në Europë. Egnatia përfaqëson Shqipërinë në turin e parë të Ligës së Kampioneve.
Njoftimi i Bylisit:
“FK Bylis njofton arritjen e marrëveshjes, për transferimin e mesfushorit Flamur Ruçi te kampionët e Egnatias. Pas 5-viteve kontribut në klubin tonë, 1-vit aktivizim me moshat dhe 4-vite në ekipin e parë,
Ruçi sot nis një eksperiencë të re. Beratasi kishte edhe 2-vite kontratë me skuadrën tonë.
FK Bylis e falënderon për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në vijimin e karrierës së tij”.