William Baeten është zyrtarisht lojtar i Flamurtarit. Kuqezinjtë vijojnë me blerjet “big”, pasi sulmuesi anësor vlerësohet 600 mijë euro në tregun e “transfermarkt”. Më parë ishte pjesë e Steauas së Bukureshtit. 

Njoftimi i Flamurtarit:

“William Baeten është zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club.

Datëlindja: 07 Shkurt 1997

Pozicioni: Sulmues Anësor

William i bashkohet Flamurtarit pas eksperiencës së tij të fundit me klubin FCSB (Rumani).

Me dëshirën dhe vendosmërinë për të dhënë më të mirën, ai është gati të japë kontributin e tij në sukseset e skuadrës sonë. Mirë se vjen në familjen e madhe Kuqezi, William!”