Futbollisti me origjine nga Shkodra- Erdis Kraja është bërë me skuadër të re. 24-vjeçari do të jetë zyrtarisht lojtarin më i ri i Pescaras.

Shqiptari ka ndërruar kampionat, por gjithsesi ka vendosur të mbetet në Itali. Kështu nga Atalanta U23 është transferuar te Pescara, skuadër që luan në Serie C në grupin B.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi italian nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Klubi italian i uron mirëse ardhjen ish-lojtarit të Kombëtares U-21. 

Po ashtu edhe vete Kraja permes nje postimi ka falenderuar klubin e Atalantes ku eshte rritur dhe formuar si futbollist dhe tashme do te vijoje karrieren e tij ne nje ekip tjeter ku po ashtu do te mundohet te tregoje vlerat e tij.(www.shkodrasport.com)