Mesfushori shkodran Uheid Hoxha nuk do te jete me pjese e Ballkanit. Ka qene vete klubi kosovar ai qe ka bere njoftimin per nderprerjen e bashkepunimit duke e falenderuar 24 vjeçarin per periudhen qe ka qene pjese e tyre.
Bashke me Hoxhen, Ballkani u ka thene Faleminderit edhe dy futbollisteve te tjere Bernard Karrica, Arjol Bllaca. Këto largime janë pjesë e ndryshimeve në përbërjen e ekipit në prag të sezonit të ri, në të cilin Ballkani synon rikthimin e trofeve në Suharekë.
Ballkani do të luajë këtë sezon në Ligën e Konferencës, ndërsa u shpall nënkampion sezonin që lamë pas. Kujtojme qe pjese e kesaj skuadre jane edhe dy futbolliste te tjere shkodrane, Geralb Smajli dhe Elmando Gjini, te cilet me siguri qe do te vazhdojne te luajne serish me te.
Ndersa Uheid Hoxha duhet te mendoje per te gjetur nje ekip tjeter dhe ne fakt ofertat nuk i kane munguar ditet e fundit si ne Kosove ashtu edhe ne Shqiperi. Se ku do te luaje, me siguri qe duhet te presim edhe pak dite.
