Vllaznia e futbollit te femrave “nuk po gjen qetesi” me portieret. Antigona Hyska qe luajti me ta ne Kupat e Europes eshte rikthyer tek Apolonia sepse i ka mbaruar periudha e huazimit. Nderkohe ne miqesoren e para pak diteve ndaj Olimpik Lion, fanellen me numrin 1 te ekipit shkodran e mbajti amerikania Dmitri Lucia Fong.
Por paraqitja e saj ka qene shume e dobet ku te pakten ne tre gola te pesuar, ajo nuk ka treguar aftesite e saj dhe pikerisht prej kesaj, drejtuesit e klubit dhe vete lojtarja kane rene dakord qe ta nderpresin kontraten. Ne keto rrethana, ka dale e domosdoshme gjetja e nje portiereje tjeter dhe ne fakt ajo tashme ka mberritur ne Shkoder.
Behet fjale per nje portiere braziliane. Ajo eshte Dayane Damiao Clementino Da Costa e cila eshte 28 vjeç dhe karrieren e saj deri tani e ka zhvilluar vetem ne vendin e saj. Tashme tek Vllaznia do te kete mundesine te provoje aventuren e saj te pare jashte Brazilit.
Dayane ka mberritur ne Shkoder dhe prej dy ditesh ka nisur stervitjen me ekipin duke nisur menjehere stervitjen me trajnerin Fabjol Rexhepi. Per momentin eshte ende heret te flasim per nivelin e saj, megjithate te dhenat e para duken te mira.
Kujtojme qe kampionati i futbollit te femrave starton kete fundjave dhe Vllaznia ndeshjen e pare do ta luaje ne Rrogozhine ndaj Egnatias. Objektivi i vajzave kuqeblu eshte gjithmone i njejti: Fitimi i titullit kampion te rradhes, qe kete sezon i takon te jete i 12-ti nese do ia dalin ta marrin./www.shkodrasport.com/