Tashmë gjithçka është zyrtare. Esin Hakaj është lojtari më i ri që i bashkohet Elbasanit.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi verdheblu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Esin Hakaj është verdheblu.

Esin Hakaj vjen në Elbasan pas 3 sezonesh me ekipin e Vllaznisë. Ai ka pasur eksperienca të mëparshme me skuadra si Partizani dhe Teuta. Hakaj afrohet në familjen verdheblu për të përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes”, ka shkuar klubi.

Me afrimin e Hakajt, Elbasani fiton më shumë eksperiencë që do të ndihmojë skuadrën në sezonin e ri në Superiore.