Gazeta “Shkodra Sport” e kishte paralajmeruar prej disa kohesh dhe tashme ka ardhur edhe zyrtarizimi i tranfertes se mesfushorit lezhjan Esmeraldo Smaçi, i cili do te jete pjese e skuadres se Superliges te Kosoves, Drenica. Kujtojme qe Smaçi sezonin e kaluar e ka mbyllur me skuadren e Tiranes.

    Ai eshte prezantuar diten e sotme si futbollisti me i ri i skuadres kosovare, por interesante eshte fakti se perveç tij, jane prezantuar edhe pese futbollistë te tjere që kanë luajtur në Superiore. Anteo Osmanllari dhe Eneid Kodra te Partizani, Indrit Prodani dhe Kristian Da Silva te Laçi dhe Jeton Krasniqi ka qenë pjesë e Apolonisë kur ishte në Superiore.

    Transferimi te Drenica shënon eksperiencën e dytë të Smaçit jashtë kufijve të Shqipërisë, pas aventurës që ka pasur më parë në Izrael me ekipin e Bnei Yehuda. Me një përvojë të konsiderueshme në mesfushë shihet si një përforcim me vlera për ekipin nga Skenderaj.