Myrto Uzuni është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Granada luajti mbreme në transfertë përballë Elche. Sfida perfundoi ne barazim 2-2, teksa Uzuni shënoi golin e parë për të tijët.
Pas një skeme të prodhuar nga goditja e këndit, Uzuni mori një pasi nga Miquel. Sulmuesi kuqezi u gjendi vetëm para portës, teksa e kishte shumë te lehtë për të dërguar topin në rrjetë në minutën e 55-të.
Një impakt direkt nga Uzuni i cili nuk ishte titullar në këtë ndeshje. I aktivizuar në fillimin e pjesës së dytë, beratasit i mjaftuan vetëm 9 minuta për të gjetur rrugën e rrjetës.
Ky eshte goli i tij i pare per kete sezon, por me siguri qe pas tij do te vijne edhe shume te tjere, ashtu siç ka bere sezonin e kaluar kur paraqiti nje forme shume te mire sportive.