Chermen Valiev nuk ia doli të shkonte më shumë se çerekfinalja në Lojërat Olimpike. Mundësi u mposht nga uzbekistanezi, Jamalov Razambel, në disiplinën 74 kg. Megjithatë, me triumfin e këtij të fundit në gjysmëfinale, Valiev do të luajë sonte në mbrëmje për medaljen e bronzit.

Por Federata Shqiptare e Mundjes ka folur pikërisht për eliminimin e djeshëm të Valiev në çerekfinale. FSHM thotë se ajo ishte nje vjedhje e hapur nga vendimet e gjyqtarëve, që e çuan ndeshjen në rezultatin 6-5 në favor të mundësit nga Uzbekistani.

Reagimi i FSHM-së:

Lojërat Olimpike Paris 2024, në te cilat kemi hyrë në historinë e Mundjes Shqiptare me tre Sportist garues dhe gjithçka lidhet vetëm me një emër: Chermen Valiev. Janë padrejtësitë e mëdha, sepse të voglat mund të jenë të pambarimta.

Chermen Valiev në ndeshjen çerekfinale, në sekondat e fundit ka humbur me një vendim te padrejtë të gjyqtarisë, 6-5 në favor të mundësit nga Uzbekistani, ku ndeshja ishte terësisht e dominuar nga Valiev, por pa mundur të marr fitoren e mohuar.

Me kaq guxim të madh dhe kaq haptazi, dje vodhën finalen nga Sportisti jonë dhe ëndrrën tonë dhe të tij, per medaljen historike.Ky diskriminim në këtë Event sportiv me rëndesi kaq të madhe lë realisht për të dëshiruar. VJEDHJE!!!