HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENdeshja me Valurin, Vllaznia ka një njoftim të rëndësishëm për tifozët

Ndeshja me Valurin, Vllaznia ka një njoftim të rëndësishëm për tifozët

Vllaznia ka reguar përmes një shkrimi në profilin zyrtar ku ju kërkon tifozëve mbështetje. Por gjithashtu iu rikujton që është e ndaluar përdorimi i të gjitha mjeteve piroteknike si dhe hedhja e çdo objekti të fortë në fushën e lojës.

Postimi i plotë

NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Të nderuar sportdashës!

Sonte në ora 20:30 në stadiumin “Loro Boriçi” do të luhet ndeshja e kthimit e turit të parë të “UEFA Europa Conference League” në mes ekipit tonë- Vllaznisë dhe atij islandez- Valur.

Kjo ndeshje është vlerësuar maksimalisht nga UEFA dhe do të jetë një test për klubin tonë sa i takon mbarëvajtjes së saj. Në këto rrethana, miqësisht do kërkonim nga ana Juaj që ta mbështesni fuqimisht ekipin në fushën e lojës ashtu siç dini të bëni vetëm Ju.

Njëkohësisht ju kujtojmë që është e ndalur përdorimi i të gjitha mjeteve piroteknike si dhe hedhja e çdo objekti të fortë në fushën e lojës.
Ju ftojmë të gjithë në stadium, për Vllazninë dhe me Vllazninë.
Forca Vllaznia!

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments