Do te zhvillohet neser ne Shkoder nje tjeter aktivitet atletike. Kete here behet fjale per Diten e kercimeve “Arben Mlloja”. Nje aktivitet kushtuar karrieres sportive te njerit prej atleteve te njohur te Vllaznise, por edhe te Shqiperise, kampionit dhe rekordmenit ne garen e kercimeve, pikerisht per Arben Mllojen.
Ky i fundit e ka mirepritur nje propozim te tille te Shoqates se Atletikes Vllaznia, i cili gjeti edhe mbeshtetjen e Federates Shqiptare te Atletikes dhe te Bashkise Shkoder.
Garat do te zhvillohen pasditen e se henes ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe behet fjale vetem per garat e kercimeve. Ne pedane do te jene atletet me te mire te vendit te cilet do te konkurrojne ne garen e kercimit se gjati dhe ate trehapesh.
Te parat do te zhvillohen garat e kercimit se gjati per femra, me pas ato per meshkuj dhe me vone do te jene garat e trehapeshit, fillimisht per femra dhe ne fund per meshkuj, te cilat do t’i lene vendin nje ceremonie qe do te zhvillohet ne ambientet e stadiumit per te nderuar kete figure qe i ka bere qytetit te tij, por edhe gjithe Shqiperise, me kontributin shume te madh te dhene ne sport.
Vitet si sportist, jane pasuar me te tjere ku ai ka konkurruar ne garat e veteraneve ku spikasin sidomos 8 medaljet e arta te marra ne Kampionatet Ballkanike, pa permendur 5 te argjendtat dhe te tjera ne aktivitetet europiane dhe boterore. Dhe dita me e mire per ta nderuar kete figure eshte qe neser te gjithe sportdashesit te jene ne stadium.(www.shkodrasport.com)
